Vrasja e Gilmando Danit në makinë me agjentin "pret kokat e para", pezullohet zinxhiri komandues i AMP

Zinxhiri komandues i Agjencise se mbikqyrjes policore eshte pezulluar nga detyra nje dite pas vrasjes se Gilmando Danit ne makine me agjentin e kesaj agjencie, Muco Shaljani.
Nje dite pas ngjarjes, ministria e Brendshme njoftoi se drejtori i AMP ka urdheruar nisjen e verifikimeve per proceduren e emerimit te agjentit qe ndodhej ne makine me viktimen, si dhe ka pezulluar krejt strukturen komanduese te AMP deri ne perfundim te verifikimeve dhe hetimeve.
Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit "Nënë Tereza", ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.