Vrau kushuririn pas sherrit për ullinjtë, vetëdorëzohet në polici Kastriot Hasalla

Aktualitet

Vrau kushuririn pas sherrit për ullinjtë, vetëdorëzohet

Eshtë vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë në Lushnjë Kastriot Hasalla i cili ishte shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e kushëririt Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Garunjas të Lushnjes.

Dy familjet ishin në konflikt prej kohësh për një tokë buqësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hapësirë toke kjo ku viktima së bashku me vëllezërit e tij kishin mbjellë ullinj, por që vitet e fundit ishte kundërshtuar nga kushërinjtë, të cilët pretendonin pronësinë.

ME TE LEXUARAT