Xhaxhi vrau nipin, skafi "masakroi" Jonadën; pushimet "e zeza" të emigrantëve shqiptarë, fati tragjik i fëmijëve të tyre

Aktualitet

Xhaxhi vrau nipin, skafi "masakroi" Jonadën; pushimet "e

Brenda pak kohësh në vendin tonë u regjistruan dy ngjarje tragjike, ku viktima mbetën fëmijët e emigrantëve shqiptarë që ishin kthyer në atdhe për pushime.

Mesditën e 2 Gushtit, skafi i drejtuar nga komisari Arjan Tase përplasje për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila u masakrua nga helikat e skafit.

Ajo ndodhej në breg të detit së bashku me babain në plazhin e Potamit të Himarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familja Avdia me origjinë nga Tropoja jetonte dhe punonte prej vitesh në Britani, teksa kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Vogëlushja po prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua pak ditë më parë edhe në Shkodër, ku  68-vjeçari Vlash Jakaj vrau nipin e tij 10-vjeçar duke pastruar çiften.

I mituri ishte me pushime me familjen e tij në vendlindje, me prindërit dhe vëllain e madh, pasi ata jetonin dhe punonin prej vitesh në qytetitn e Serravalle Pistoiese në Pistoa.

Trupi i vogëlushit është kthyer në Casalguidi ditën e djeshme, ndërsa të hënën do të bëhet edhe varrimi i tij në Pistoia.

Pushimet verore për familjet Avdia dhe Jakak përfunduan në tragjedi, pasi humbën fëmijët e tyre.

ME TE LEXUARAT