Zjarr i madh në Lunxherie të Gjirokastrës, dyshohet se është i qëllimshëm

Aktualitet

Zjarr i madh në Lunxherie të Gjirokastrës, dyshohet se

Që prej pasdites së sotme, një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxherisë në Gjirokastër që vijon të jetë aktive.  

Në pamjet e siguruara, duket se Lunxheria është ende nën pushtetin e flakëve.

Zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe i është drejtuar një masivi me pisha pranë fshatit Krinë. Më parë zjarrfikësit konfirmuan se ishte e qëllimshme dhe është vendosur në tri vatra në zona të ndryshme të Lunxhërisë.


Përhapja e flakëve është favorizuar nga era dhe nga temperaturat që arritën në 43 gradë celsius.

Ditët e fundit, ka pasur raste të shumta të zjarreve në të gjithë vendin, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre, por terreni i vështirë ia ka bërë më të vështirë punën./TopChannel

ME TE LEXUARAT