Zjarr në Gjirokastër, digjet një shtëpi e vjetër në fshatin Fushë-Bardhë

Aktualitet

Zjarr në Gjirokastër, digjet një shtëpi e vjetër

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë orëve të pasdites fshatin Fushë-Bardhë në Gjirokastër.

Flakët janë përhapur si pasojë e erës, ku një sipërfaqe e konsiderueshme toke është djegur.


Mësohet se flakët kanë përfshirë edhe një shtëpi të vjetër, e cila fatmirësisht është e pabanuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, dhe kreu i drejtorisë Pëllumb Shalari.

Ndërkaq për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë edhe banorë të zonës.

ME TE LEXUARAT