Pasojat e ngrohjes globale, studimi: Qytetet më të mëdha të botës do të zhyten nën ujë

Bota

Pasojat e ngrohjes globale, studimi: Qytetet më të mëdha të

Një studim i ri, nga Climate Central, një grup kërkimor jo fitimprurës tregon sesi do të zhyten disa nga qytetet më të mëdha të botës nën ujë, nëse planeti ngrohet me 3 gradë celsius më shumë nga nivelet e para epokës industriale.

Në gusht, shkencëtarët raportuan se planeti ynë është 1,2 gradë celsius më i ngrohtë se para epokës industriale. Ata këmbëngulin se kjo rritje nuk mund të kalojë 1,5 gradë celsius nëse duam të shmangim impaktin e rëndë të ndryshimeve klimatike.

Por edhe në skenarin më optimist, nëse ndërpresim sot emetimin e gazrave të dëmshëm dhe arrijmë në zero brenda vitit 2050, temperatura globale do ta kalojë këtë kufi para se të nisë të bjerë. Ndërsa në skenarët pesimistë, ngrohja me 3 gradë celsius do të arrihet brenda vitit 2060 ose 2070 dhe niveli i deteve do të vijojë të rritet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishuj të vegjël do të rrezikojnë të zhduken fare nga harta, parashikon raporti, ndërsa identifikon edhe 10 zonat më të rrezikuara, të cilat janë në Azi, ku rreth 600 milionë njerëz mbeten të ekspozuar.

Sipas raportit të Climate Central, edhe sot, rreth 385 milionë njerëz jetojnë momentalisht në tokë që është e destinuar të përmbytet, edhe nëse emetimi i gazrave të dëmshëm ulet. / a2cnn

ME TE LEXUARAT