Sulm kibernetik në sistemin shëndetësor të Romës, çaktivizohet prenotimi online i vaksinave

Bota

Sulm kibernetik në sistemin shëndetësor të Romës,

Sistemi informativ i portalit institucional të Romës dhe i gjithë rajonit të Lazio-s është bllokuar nga një sulm kibernetik.

Kjo ka sjellë çaktivizimin e sistemit shëndetësor dhe portalit të vënë në dispozicion për prenotimin online të qytetarëve të këtij rajoni.

Guvernatori i Lazios Luca Zingaretti ka deklaruar për mediat se "është sulmi më i madh informativ që ka ndodhur deri më sot në vend."

Ende nuk dihet se kush janë ideuesit e tyre e së çfarë kërkojnë. "Deri tani, tha ai, nuk kanë bërë asnjë kërkesë shkëmbyese e nuk dihet se çfarë duan.

Hetuesit e investiguesit italianë po punojnë e nuk dihet zona e territori nga ku janë nisur viruset informative që kanë infektuar serverat rajonalë."

Policia Postale ka mundur të zbardh se qëllimi kryesor i sulmit haker, është sistemi shëndetësor i Romës e Lazios.

"Pro është goditur dhe e gjithë bota virtuale e institucioneve tona", ka deklaruar guvernatori Zingaretti.

"Po mbrojmë gjatë këtyre orëve nga ky sulm terrorist komunitetin tonë, është shprehur guvernatori. Rajoni i Lazios është viktimë e kësaj goditje kriminale, e pa parë deri më sot në nivel kombëtar."

Autoritetet italiane informojnë se hakerat kanë bllokuar qendrën elektronike të informacionit të rajonit të Lazios e po respektohen protokollet e sigurisë së parashikuara në raste të tilla kaq.

Kreu i Policisë Postale, Nuzia Ciardi në një dalje për mediat ka informuar se "po punohet me një delikatesë ekstreme pasi ka të bëj me aspektet shëndetësore në kushtet e një pandemie e që kanë një impakt shokuese.

Është çështje kohe, tha ajo, duhet vëmendje maksimale ndaj kiber-sigurisë. Në një shoqëri të digjitalizuar rreziku është mjaft i lartë."

Sulmi kibernetik erdhi pak orë para aktivizimit të përdorimit të detyruar të Green Pass në lokale, restorante, palestre, evente, muze etj, por dhe në kulmin e sezonit turistik veror-

Për të udhëtuar qytetarëve italianë u duhet pajisja me Green Pass përmes sistemeve informative shëndetësore të vëna në dispozicion nga çdo rajon.

 

ME TE LEXUARAT