Akte çnjerëzore, talebanët u rikthehen praktikave të mëparshme, varin në mes të qytetit një trup të pajetë

Bota

Akte çnjerëzore, talebanët u rikthehen praktikave të

Duket se përmbajtja e tyre nuk ka zgjatur shumë, gjersa janë rikthyer në përsëritjen e akteve çnjerëzore. Talebanët kanë varë një trup të pajetë në kran në sheshin kryesor të qytetit perëndimor afgan, Herat.

Mediat e huaja, ngrejnë alarmin se ky veprim mund të jetë shenjë për kthimin e metodave të vjetra të grupit.

Wazir Ahmad Seddiqi, i cili ka një barnatore në skaj të sheshit, i tha agjencisë “Associated Press” se katër trupa u sollën në sheshin kryesor dhe tre të tjerë në pjesë tjera të qytetit për t’i shfaqur publikisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seddiqi tha se talibanët njoftuan në shesh se katër trupat e shfaqur në shesh ishin të personave që ishin kapur duke marrë pjesë në një rrëmbim dhe u vranë nga policia.

 

 

ME TE LEXUARAT