Amerikanët në krah të Palestinës, mijëra qytetarë dalin në shesh dhe reagojnë kundër Izraelit

Bota

Amerikanët në krah të Palestinës, mijëra qytetarë

Në sheshet e Washington, mijëra protestues kanë dalë, për të mbështetur Palestinën, duke reaguar ndaj administratës së Izraelit dhe SHBA-së. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se protesta u mbajt përpara Departamentit Amerikan të Shtetit, ku protestuesit e mbledhur shfaqën reagimet e tyre ndaj administratës së SHBA-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mësohet në protest ishin palestinezë, turq, amerikanë, ku mbajti fjalim anëtarja muslimane me origjinë palestineze në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Rashida Tlaib. Në fjalimin e saj ajo tha se praktikat “raciste” si dhe sulmet e Izraelit ndaj civilëve ditët e fundit janë kategorikisht të papranueshme dhe se mbështetja e qeverisë së SHBA-së për Izraelin është kthyer në presion për Palestinën.

Mijëra persona mbanin në duar slogane dhe flamujve palestinezë në duar, ata bënin thirrje “liri për Palestinën” dhe me slogane kundër SHBA-së dhe Izraelit.

ME TE LEXUARAT