Ariu zbret në qytet, plagos 4 persona, futet edhe në një kazermë ushtarake (VIDEO)

Bota

Ariu zbret në qytet, plagos 4 persona, futet edhe në një

Një ari i murrmë u vra me armë nga policia pasi plagosi 4 persona në qytetin japonez Sapporo. Ariu zbriti në qytete dhe sulmoi disa persona, mes tyre edhe disa ushtarë në një kazermë.

Pamje dramatike u shpërndanë në internet, ku ariu duket teksa ecën në rrugët e Sapporo.

Ariu zbret në qytet, plagos 4 persona, futet edhe në një

Kjo situatë detyroi autoritetet të mbyllin shkollat si dhe të anulojnë përkohësisht fluturimet nga aeroporti i këtij qyteti, ndërsa një grup gjuetarësh dhe policia u vu në kërkim të kafshës së egër. Më vonë, autoritetet njoftuan se ariu ishte vrarë. Mes personave të plagosur ishte edhe një ushtar.

Sipas shoqatës japoneze të Arinjve dhe Pyjeve, gjithnjë e më shumë, arinjtë janë parë në zonat e banuara në kërkim të ushqimit.

 

 

ME TE LEXUARAT