"Asnjë si ajo", adhuruesi i Angela Merkel blen 10 mijë euro statujën prej dylli të kancelares

Bota

"Asnjë si ajo", adhuruesi i Angela Merkel blen 10 mijë euro

Një tifoz i zjarrtë i Angela Merkel ka shpenzuar plotë 10 mijë euro për të blerë një statujë prej dylli të kancelarës gjermane.

Sipas medieve, fansi i zjarrtë i Anxhela Merkel është Aleksis Vaizu, pronari i një restoranti në Gjermani me origjinë greke.

Aleksis jeton në Bremerhaven dhe shprehet i kënaqur për politikat e ndjekura nga Merkel, sidomos gjatë pandemisë.  

"Asnjë si ajo", adhuruesi i Angela Merkel blen 10 mijë euro

"Ne kurrë nuk do të kemi një kancelare si ajo", tha ai për rrjetin gjerman Butenunbinnen.

Kështu ai vendosi se në momentin që Angela Merkel të tërhiqet nga skena politike  të gjejë  një mënyrë tjetër për ta pasur atë gjithmonë pranë vetes.

Dhe gjeti idenë e modelit të dyllit.

Për porosinë e tij ai iu drejtua Kinës dhe konkretisht një kompanie nga Shangai, e cila i kushtoi plotë 10 mijë euro. Sigurisht adhuruesi i Merkel mori paraprakisht lejen e kancelares para se të bënte porosinë e dyllit.

ME TE LEXUARAT