Rekord sekuestrimi droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje qeveria e vendit latino-amerikan, duke shprehur se është sekuestruar një sasi rekord.
“Falë punës së përbashkët të prokurorisë, autoritetit portual dhe doganave, u sekuestruan 1,080 ton dru të ngopur me drogëra të ndryshme, që përbën një goditje historike ndaj krimit të organizuar në vendin tonë”, tha qeveria në një deklaratë.
“Sekuestrimi i 100 tonëve është më i madhi i këtij lloji në historinë e Kilit”, thuhej në deklaratën qeveritare, duke sqaruar se druri përmbante kryesisht kokainë dhe ketaminë.
A esta hora en #Arica Fiscalía Nacional Policía Marítima de la Armada de #Chile y Aduanas dan a conocer histórico decomiso de drogas en madera impregnada desde #Bolivia más de 100 toneladas de cocía a y ketamina pic.twitter.com/JT7NJEvl1M
— Infogate (@infogatecl) June 8, 2026
Nëse droga do të arrinte në destinacionet e saj, substancat e kontrolluara do të rikuperoheshin përmes “proceseve kimike të përparuara, të cilat kërkojnë laboratorë të specializuar”, thanë doganat, duke vlerësuar vlerën e mallrave në 8.3 miliardë dollarë në tregun evropian.
Shifrat mund të rriten më tej, ekzaminimi i kontejnerëve të dyshimtë nuk është përfunduar.
Operacioni u krye në portet e San Antonios, Valparaisos dhe Aricas, sipas autoriteteve.
La coordinación entre la Policía Marítima, la Fiscalía Regional de Arica y Parinacota y el Servicio Nacional de Aduanas permitió concretar uno de los procedimientos más relevantes contra el crimen organizado transnacional en nuestro país.
— DIRECTEMAR - Armada de Chile (@DGTM_Chile) June 8, 2026
La detección de cargamentos contaminados… pic.twitter.com/7CvjJmeYI3


