Covid-19 në Itali, 34 të vdekur dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Bota

Covid-19 në Itali, 34 të vdekur dhe mbi 1 mijë të infektuar

Situata e Covid-19 në Itali nuk ka asnjë përmirësim. Mediat fqinje, referuar raportit të ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 1 516 persona, nga 114 776 testime të kryera.

Sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 34 persona. Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 2 184 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,701,832 qytetarë mes të cilëve 131 335 kanë humbur jetën dhe 4 486 391 kanë fituar betejën me këtë sëmundje. /abcnews

ME TE LEXUARAT