"Doja të shihja Koloseun", 11-vjeçari arratiset drejt Romës fshehurazi familjes

Bota

"Doja të shihja Koloseun", 11-vjeçari arratiset drejt

Orë ankthi ka përjetuar një familje italiane, pasi djali 11-vjeçar iku nga shkolla në Pontedera, në Pisa.

Mediat raportojnë se vogëlushi u gjet më vonë në Romë. “Unë doja të shihja Koloseun”, tha djali kur u ndalua në stacionin Tiburtina.

Ai u shpjegoi agjentëve se kishte udhëtuar me tren, pa paguar biletën, duke u fshehur në tualetet që të mos e shihnin kontrolluesit.

Alarmi për zhdukjen nxiti kërkimet nga karabinierët e Pontederas. Fëmija më pas u soll në stacionin Tiburtina. Sipas shtypit lokal, ai u kishte thënë agjentëve se kishte shumë dëshirë të shikonte Koloseun. 

ME TE LEXUARAT