Dubai krijon shiun artificial për të mposhtur temperaturat e larta(VIDEO)

Teknologji

Dubai krijon shiun artificial për të mposhtur temperaturat e

Emiratet e Bashkuara Arabe, në përpjekje për të sfiduar temperatura e larta ekstreme kanë krijuar shiun artificial, duke përdorur dronë që fluturojnë mbi re.

Shiu formohet nga teknologjia e dronëve, të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Dubai është një nga vendet me tokat më jo pjellore ne planet, duke shpresuar se kjo metodologji do stimulojë rritjen e reshjeve vjetore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me sa duket kjo metodë funksionon. Një video e publikuar nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe tregon shira e mëdha që kanë pushtuar të gjithë vendin.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se reshjet ishin përforcuar nga një teknikë e njohur si mbjellja e reve dhe synonin të rrisë kondensimin e tyre me shpresën se mund të shkaktonte shi.

 

ME TE LEXUARAT