“E kisha për përdorim personal”, u kap me kokainë, lihet i lirë shqiptari në Itali

Bota

“E kisha për përdorim personal”, u kap me kokainë,

Një 31-vjeçar shqiptar i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Itali për trafik droge, është lënë i lirë këtë të enjte.

I riu me profesion berber u kap në zonën e Isola del Liri me 5 gramë kokainë, ndërsa 7 të tjera u gjetën në biznesin e tij.

Gjithashtu atij iu sekuestrua një shumë prej 280 eurosh, të cilat iu kthyen ditën e sotme pasi u lirua.

Sipas mediave italiane, ai ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.

Prokurorja, Chiara D’Orefice, kishte kërkuar konfirmimin e arrestit shtëpiak. Gjykatësi hetues, duke vlerësuar arrestimin, e la të lirë.

ME TE LEXUARAT