E rëndë në Napoli, punonjësi i familjes hedh nga ballkoni 4-vjeçarin

Bota

E rëndë në Napoli, punonjësi i familjes hedh nga ballkoni

Policia italiane arrestoi një 38-vjeçar, Mariano Cannio, i konsideruar si i dyshuar serioz në vrasjen 4-vjeçarit Samuele. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Napoli. I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi. Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.

Cannio ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë. Mediat italiane raportojnë se 38 vjeçari vuante nga probleme mendore.

Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila, në kohën e tragjedisë, ishte me sa duket në një dhomë tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse në fillim u mendua se ishte aksident.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samuele jetonte me babanë dhe nënën e tij e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë. 

 

 

ME TE LEXUARAT