Eksperti: Kontakti me alienët do shfaroste jetën në Tokë, janë...

Bota

Eksperti: Kontakti me alienët do shfaroste jetën në Tokë,

“Kontakti me alienët do të shfaroste jetën në Tokë. Ne nuk duhet të përpiqemi të komunikojmë me ta, sepse kështu rrezikojmë të gjithë njerëzimin”, thotë eksperti Mark Buchanan.

Komentet e tij vijnë pas njoftimeve të kohëve të fundit se NASA po i heton intensivisht UFO-t në vazhdën e raportit bombë të inteligjencës amerikane mbi jashtëtokësorët. Kjo teme po trajtohet gjerësisht në mediat e huaja, duke rimarrë një vëmendje të jashtëzakonshme.

Në një shkrim botuar nga Washington Post, Buchanan jep argumentet e tij mbi përparësinë e UFO-ve, videot e fundit të supozuara të të cilave tregonin objekte që lëviznin në të gjitha drejtimet me një shpejtësi të pamundur për fluturimet njerëzore. Është e rrezikshme pretendohet paraprakisht se çdo vizitor i mundshëm nga planete të tjera vjen në paqe, thonë një grup astronomësh të cituar në letrën e hapur të Buchananit.

“Duhet të jemi mirënjohës që nuk kemi ende prova të ndonjë kontakti me civilizime aliene. Tentativat për të komunikuar me jashtëtokësorët, nëse ata ekzistojnë vërtet, mund të jenë ekstremisht të rrezikshme për ne”, thotë eksperti, i cili nënvizoi se qeniet nga planete të tjera me gjase janë shumë më të avancuara se njerëzit, dhe kjo i bën një kërcënim akoma edhe me te madh.

Disa shkencëtare megjithatë kane bindjen se kontakti me jashtëtokësorët mund t`i sjellë përfitime njerëzimit falë përdorimit të teknologjisë së tyre, e cila mund të ndihmojë veç të tjerash edhe në shërimin e sëmundjeve..

ME TE LEXUARAT