Zbulohet "ferma" me kanabis në Spanjë, arrestohet i riu shqiptar, policia surprizohet kur peshon drogën

Bota

Zbulohet "ferma"  me kanabis në Spanjë, arrestohet i riu

Një fermë kanabisi është zbuluar në Jarandilla de la Vera të Spanjës, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar 24 vjeç. Garda Civile ka çmontuar plantacionin dhe ka akuzuar të riun për krimin e bërë.

Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, me origjinë shqiptare, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë dhe bimët ishin në lartësi të ndryshme, në tre tarraca ishte vendosur një kanavacë të gjelbër në secilën prej tyre në mënyrë që të vështirësohet shikimi i tyre nga jashtë.

Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm të shtrirë dhe që ishin të lidhur me rezervuarët e ndryshëm të ujit që kishte ferma.

Pas çmontimit të plantacionit, gjithsej 1,117 bimë marihuanë u prenë në një gjendje të përparuar të lulëzimit dhe që pasi u peshuan, dhanë një peshë bruto afër një ton.

ME TE LEXUARAT