Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 5 anëtarë të një familjeje mbyten në liqen në Turqi

Bota

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 5 anëtarë të

5 anëtarë të një familjeje në Turqi humbën jetën, pasi u mbytën në liqenin e Damit Derinöz në Amasya, ku ndodheshin  për të festuar ditëlindjen e djalit 3-vjeçar.

Levent Cenik, së bashku me motrën e tij 9-vjeçare Havvanur u futën në liqen për t’u larë, por u nxorën të pajetë.

Bashkë me ta humbën jetën edhe tre anëtarë të tjerë të familjes, në përpjekje për të shpëtuar fëmijët. Bëhet fjalë për gjyshen e të miturve 50 vjeçe, xhaxhain 19 vjeç dhe tezen e tyre 28-vjeçe.

Kur ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e viktimave, shkruajnë mediat vendase, Levent dhe motra e tij kanë qenë duke mbajtur shtrënguar duart e njëri-tjetrit.

 

ME TE LEXUARAT