Gratë afganë fushatë kundër talebanëve: Burka e zezë nuk është pjesë e kulturës sonë

Bota

Gratë afganë fushatë kundër talebanëve: Burka e

Gratë afgane në të gjithë botën kanë marrë pjesë në një fushatë në mediet sociale, për të protestuar kundër kodit të ri të veshjes të imponuar nga talibanët  për studentet femra.

Ato  kanë ndarë fotografi të veshura me fustane shumëngjyrësh tradicionalë afganë, duke përdorur hashtag si #DoNotTouchMyClothes dhe #AfganistanCulture.

Fushata kundër burkës filloi më 12 shtator nga Dr. Bahar Jalali, një ish -profesoreshëe e historisë në Universitetin Amerikan të Afganistanit.

Afganët nga e gjithë bota po postojnë në mediet sociale imazhe të vendit të tyre me veshje tradicionale, të cilat janë shumë larg rrobave të gjata të errëta të imponuara ndaj grave afgane nga talibanët që nga marrja e pushtetit më 15 gusht.

Vajzat dhe gratë tona veshin rroba si këto (me ngjyra) dhe jo burka e zezë. Veshjet tradicionale që gratë kanë postuar janë në kontrast të plotë me rrobat e zeza kokë e këmbë.

Talibanët, pasi morën pushtetin, deklaroi se gratë do të jenë në gjendje të studiojnë dhe të punojnë sipas ligjit të sheriatit dhe traditave lokale.

Gratë që ndjekin universitetet duhet të jenë në dhoma të ndara nga studentët meshkuj.

Ministri taliban i Arsimit, Abdul Baki Haqqani, tha se  shamia do të jetë e detyrueshme për studentet femra në universitete, por nuk tha nëse kjo nënkupton mbulim të detyrueshëm të fytyrës.

ME TE LEXUARAT