Grekët kanë frikë të jetojnë, arabi merr me qira shtëpinë ku u vra Caroline: Nuk më zë gjumi natën!

Bota

Grekët kanë frikë të jetojnë, arabi merr me qira

Shtëpia ku pak muaj më parë u vra 20-vjeçarja Caroline Crouch është dhënë me qira. Në shtëpinë ku piloti Babis Anagnostopolus prej disa ditësh është vendosur një qiramarrës i ri.

Shtëpia është marrë me qira nga një i ri me origjinë arabe. Duket se kjo kishte ardhur për shkak se familjet greke nuk do kishin interes për të qëndruar në një banesë të tillë, duke ditur ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur atje.

Fqinjët i thanë mediave vendase se në momentin kur u transferua qiramarrësi i ri as nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur në atë banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Por qetësia ka zgjatur shumë pak. Ai i ka rrëfyer një prej banorëve në shtëpinë përballë se pasi ka mësuar për ngjarjen e rëndë nuk mundej të flinte gjatë natës.

Babis e vrau të shoqen në 11 maj të këtij viti dhe më pas vari qenin e tyre në shkallët e shtëpisë në mënyrë që e gjitha të duket si grabitje. Për muaj të tërë ai mashtroi hetuesit se kishte rënë pre e grabitësve të cilët i kishin marrë jetën të shoqes.

ME TE LEXUARAT