I kishte fshehur në shkallët e autobusit, policia i gjen shqiptarit 70 mijë euro

Bota

I kishte fshehur në shkallët e autobusit, policia i gjen shqiptarit 70

70 mijë euro të padeklaruara i janë sekuestruar një qytetari shqiptar në portin e Brindisit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në një hapësirë në shkallët e autobusit të linjës me Shqipërinë, shofer i të cilit ishte personi i ndaluar.

Autoriteteve portuale u ranë në sy bulonat e rinj me të cilët ishte fiksuar moketi i mbulimit të njërës prej shkallëve të autobusit dhe kur e hoqën atë gjetën 70 mijë eurot.

Operacioni është i fundit i një serie kontrollesh nga Agjencia e Doganave dhe Guardia di Finanza në porte dhe aeroporte me rritjen e fluksit të udhëtimeve pas kufizimeve për shkak të Covid-19.

ME TE LEXUARAT