I kushtoi 3.8 mln euro, Greqia merr me qira super-avionin rus për zjarret, por dëmtohet

Nga Rrjeti

I kushtoi 3.8 mln euro, Greqia merr me qira super-avionin rus për zjarret,

Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elefsina , pas një dëmtimi të njërit prej motorëve të tij gjatë një operacioni në Evia dhe pas maratonës që bëri në Varybobi të Greqisë.

I kushtoi 3.8 mln euro, Greqia merr me qira super-avionin rus për zjarret,

Sipas burimeve të Forcave Ajrore në Greqi, dëmtimi i motorit ishte mjaft serioz. Sidoqoftë, fakti që kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe PAO -së ruse Ilyushin, kishin parashikuar ekzistencën e pjesëve rezervë të mjaftueshme gjatë qëndrimit të tij në Greqi, uli shumë orët e riparimit të avionit.


Në të njëjtën kohë në Greqi ka teknikë të specializuar të kompanisë. Ata bashkëpunojnë me teknikët e Forcave Ajrore greke, të cilët konsiderohen si nga më të trajnuarit dhe më efektivët në botë.

Sipas informacioneve nga mediat greke marrja me qira e avionit Beriev i kushtoi Greqisë pak më pak se 3.8 milionë euro për katër muaj. Blerja e saj për momentin vlerësohet të tejkalojë 65,000,000 euro./ABC

ME TE LEXUARAT