I lidhur me zinxhir dhe duke e fshikulluar me kamxhik, i riu torturohet nga talebanët pasi dyshohet si hajdut

Bota

I lidhur me zinxhir dhe duke e fshikulluar me kamxhik, i riu torturohet nga

Ditë pas dite imazhi I talebanëve se kanë ndryshuar po bie. Në një video të bërë so publike ata shfaqen duke dhunuar me kamzhik një burrë I cili dyshohej se kishte vjedhur.

Kjo masë është ndërmarrë gjatë fundjavës, pranë ministrisë së Arsimit në Kabul, shkruajnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, burri, akuzohet për vjedhjen e një celulari.

Në pamje, ai shihet duke ulëritur e përpëlitur nga dhimbjet e shkaktuara nga goditjet e kamxhikut, ndërsa është i lidhur pas një shtylle metalike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja u shfaq pasi hyri në fuqi edhe vendimi për të ndaluar gratë të punonin në institucione shtetërore vetëm në rast se kemi të ndalimi efektiv i talebanëve për gratë që punonin hyri në fuqi të hënën, pavarësisht nga garancitë publike për të qenë më të moderuar se qeveria e cila vendosi me grusht të hekurt në vitet 1990. 

Një pjesë e qytetarëve atje, arritën të largoheshin nga vendi dhe u vendosën në vende të shumta Evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndërsa të tjerë, janë të detyruar për të ndjekur rregullat strikte të talebanëve, nga të cilat, është dhe ndalimi i shkollimit për gratë.

VIDEO

 

ME TE LEXUARAT