Sulmi me armë afër Pentagonit, vritet një polic

Bota

Sulmi me armë afër Pentagonit, vritet një polic

Një sulm i armatosur ka ndodhur jashtë ndërtesës së Pentagonit këtë te martë, ku një polic ka mbetur i vrarë, raporton CNN.

Pas të shtënave një nga ndërtesat më të rëndësishme në Amerikë kaloi në izolim.

Zyra e shtypit nuk ka dhënë më shumë informacione ndërsa pritet që të dalë në një konferencë shtypi zëdhënësi.

Ngjarja ndodhi në platformën e autobusëve në kompleksin e Pentagonit e cila është hyrja kryesore në Pentagon, dhe përdoret nga mijëra personel çdo ditë.

Pasi mbërritën forca të shumta policie, dhe skena u rrethua, forcat e sigurisë së Pentagonit njoftuan se ndërtesa ka dal nga izolimi dhe mund të lëvizet lirshëm.

 

ME TE LEXUARAT