Ishte xheloz, studentja e mjekësisë qëllohet për vdekje nga partneri disa javë pas fejesës

Bota

Ishte xheloz, studentja e mjekësisë qëllohet për vdekje nga

Një studente për doktoreshë është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz, disa javë pasi ai i kishte propozuar gjatë pushimeve romantike.

23 vjeçarja Ana Fantaziu, u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxorri armën.

28 vjeçari Roman Vlasă, kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi në 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlasă, i cili përshkruhej si “xheloz” nga miqtë e tij.

Babai i Ana kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë kur dhëndri i tyre i ardhshëm po i kërcënonte me armë. Por më pas dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti më pas trupat e studentes së infermierisë dhe të të fejuarit të saj në shtëpinë familjare në fshatin moldav të Fundul Galbenei.

Çifti njiheshin prej dy vjetësh para se të fejoheshin.

Një mike i tyre tha: “Ata kishin pasur një marrëdhënie të bukur. Kishin qenë kohët e fundit për pushime në Rumani dhe aty i kishte propozuar për martesë.

“Në martesën time ajo kishte pritur buqetën e luleve.”

Ndërsa infermierja Maria Buzu, shtonte: “Ata kishin një marrëdhënie të bukur por ai ishte shumë xheloz. Ne e kishim diskutuar këtë. Ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, donte të bëhej doktoreshë, e donte shumë punën e saj”.

Policia konfirmoi detajet dhe thotë se po heton për tragjedinë

ME TE LEXUARAT