Italia "nën kthetrat" e COVID, mbi 5 mijë raste të reja në 24-orë

Bota

Italia "nën kthetrat" e COVID, mbi 5 mijë raste të reja

Italia ka regjistruar 5, 143 raste me koronavirus nga 237, 635 teste të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se 17 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërsa 1, 239 persona janë shëruar nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i pacientëve në kujdesin intensiv është ulur, por pacientë me simptoma të lehta të Covid janë në rritje.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 4, 307, 535 raste dhe 127, 937 viktima.

ME TE LEXUARAT