Joe Biden nuk kursehet: Miliona vaksina falas për vendet në nevojë

Bota

Joe Biden nuk kursehet: Miliona vaksina falas për vendet në

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka ardhur me një deklaratë të fundit, në lidhje me vaksinimin. Biden tha se gjatë këtyre muajve, SHBA ka dhuruar më shumë se 110 milionë doza dhe nuk do ndalojë. I bindur, Biden tha se vendet në nevojë do marrin falas dhe dhjetëra miliona doza, përfshirë edhe 500 milionë të planifikuara.

“Ne nuk po i shesim vaksinat, janë falas”, tha ai një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë. Biden ka qenë gjithmonë në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë vendet në nevojë për vaksinat që luftojnë Covid-19. Ndërkohë, në rang global, janë vrarë 4.2 milionë njerëz nga Covid-19, ku mbi 600 mijë janë nga SHBA, pasuar nga India me 425 mijë viktima.

ME TE LEXUARAT