“Kalimi në Britani për 20 mijë paund”, shqiptarët bëjnë namin në Tik- Tok, udhëzojnë të interesuarit por e pësojnë keq

Bota

“Kalimi në Britani për 20 mijë paund”,

Një faqe në Tik- Tok, menaxhuar nga shqiptarët, tregojnë sesi mund të shkosh në Britani vetëm për 20 mijë paund. Daily Mail shkruan se kjo faqe gjithashtu se administratorët e faqes gjithashtu tallen me përpjekjet e autoriteteve britanike për t’i ndaluar.

Në videot e tyre, sipas DailyMail, ata postojnë udhëzime hap-pas-hapi për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të futen në vend.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli, kontaktojnë në inboksin tim. Udhëtimi i sigurt 100 për qind”, thuhet në përshkrim, ndërkohë që videot paraqesin fotografi të Union Jack dhe Big Ben me komentin “Udhëtim i sigurt nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkua për 23 mijë euro”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

DailyMail shkruan më tej se jë përdorues tjetër i TikTok i quajtur “England Albania” publikoi një video që tregon disa shqiptarë brenda një kamioni duke thënë se ata po drejtohen në Britani të Madhe. Një llogari shqiptare e fshirë kohët e fundit e gjetur nga Daily Mail në TikTok përmbante udhëzime se si të futesh në Britani të Madhe nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia.

“Kalimi në Britani për 20 mijë paund”,

I quajtur “Udhëtim në Angli: ai përdori hartat e Google dhe grafikë të bërë në mënyrë profesionale që përshkruajnë se si të futesh në Britani të Madhe nga Caen në Francë. Duke theksuar rrugën më të mirë, aty theksohet se “Ju duhet të vishni rroba si pastrues. 05:50 e mëngjesit koha më e mirë”.

Dily Mail gjithashtu gjeti kontrabandistë shqiptarë që reklamonin në një llogari në Instagram të quajtur “Journey Belgjikë-Londër” me një numër kontakti në Britani të Madhe. Në faqen e mbyllur në Facebook “Shqiptarët në Londër”, e cila ka mbi 15 mijë anëtarë, një shqiptar që përdor emrin Leonard Sufa postoi një foto të një kamioni me komentin “Nesër pasdite në Angli. Më kontakto në DM”.

Një zëdhënës i TikTok është shprehur se kishte hequr videot e trafikimit për shkelje të politikave të platformës.

 

ME TE LEXUARAT