Kriza në kufi, rreth 200 emigrantë kanë tentuar të kalojnë në Poloni

Bota

Kriza në kufi, rreth 200 emigrantë kanë tentuar të

Rreth 200 migrantë kanë tentuar të kalojnë ndalesën gjembore në pikën kufitare mes Polonisë dhe Bjellorusisë më 24 nëntor, ka thënë Garda Kufitare polake.

Brukseli ka akuzuar Bjellorusinë se po tenton të destabilizojë Bashkimin Evropian, duke marrë mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja dhe Mesme, dhe duke i shtyrë më pas drejt kufijve të BE-së, përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Veprimet e Minskut janë parë si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkas, pas shtypjes brutale të opozitës, e cila beson se lideri autoritar ka manipuluar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit të kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Incidenti i fundit afër fshatit Czeremça është pjesë e përleshjeve ditore në mes të emigrantëve dhe forcave kufitare.

“Ata kanë tentuar të kalojnë kufirin, të sulmojnë kufirin”, ka thënë zëdhënësja e Gardës Kufitare, Anna Michalska, më 25 nëntor.

“Ata kanë hedhur gurë dhe tentimet e tyre janë bllokuar nga zyrtarët tanë”.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se janë duke bërë gati pakon e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë pas atij që e konsiderojnë si “sulm hibrid” ndaj bllokut.

Pas rritjes së tensioneve, autoritetet bjelloruse kanë pastruar kampet e emigrantëve një javë më parë në zonën kufitare dhe u kanë mundësuar disa migrantëve nga Iraku që përmes fluturimeve të kthehen në vendlindje.abcnews

ME TE LEXUARAT