Ku janë përqendruar forcat pushtuese? Publikohet harta që i nxjerr rusët zbuluar

Bota

Ku janë përqendruar forcat pushtuese? Publikohet harta që i

Edhe pse Rusia nuk ka pushtuar qytetet e mëdha, forcat ruse kanë marrë në kontroll qytetet e vogla dhe kanë rrethuar rajonet më të mëdha. Përparimet e forcave ruse kanë qenë shpesh të mundimshme dhe të kushtueshme.

Në disa zona, forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat pushtuese dhe kanë ndërprerë  linjat e furnizimit.

Së fundmi është publikuar një hartë në të cilën shihet lëvizja e trupave rusë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Telefonat e ushtarëve ukrainas janë të lidhur me rrjetin e internetit rus në Ukrainë, duke treguar përafërisht se ku janë përqëndruar trupat rusë.

Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha ditën e sotme presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit, sipas The Guardian.

Ndërkohë një hap i tillë nuk është pritur mirë nga Kremlini, i cili tha se anëtarësimi i Finlandës për anëtarësimin në NATO nuk do të ndihmojë në stabilitetin dhe sigurinë në Europë.

Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësimin në NATO, Kremlini tha gjithashtu se Rusia “është e gatshme të kundërpërgjigjet për çdo palë që përpiqet të përfshihet në luftën në Ukrainë dhe të pengojë operacionin ushtarak special”.

ME TE LEXUARAT