Kundër emigrantëve, shteti europian do të përdorë forcën për t'i larguar

Bota

Kundër emigrantëve, shteti europian do të përdorë

Autoritetet në Lituani kanë thënë se rojet e tyre kufitare janë urdhëruar që të kthejnë emigrantët, të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, ndërkohë që vazhdon kriza në pikën kufitare me Bjellorusinë.

Ministria e Brendshme në këtë vend ka thënë më 3 gusht se “përdorimi i forcës varet nga shkaqet”, mirëpo rojet janë të autorizuara nëse ka nevojë.

Zyrtarë lokalë dhe ata evropianë kanë fajësuar Alyaksandr Lukashenkan për kalimet kufitare të emigrantëve, kryesisht irakianë nga kufiri me Bjellorusinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë emigrantët të kalojnë në BE, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Minskut, për shkak të zgjedhjeve të manipuluara vitin e kaluar në Bjellorusi.

Njoftimi i autoriteteve nga Lituania ka ardhur një vit pasi një rekord prej 287 emigrantësh kanë kaluar nga Bjellorusia në këtë shtet.

“Ky është provokim i regjimit të Lukashenkas”, ka thënë Komisionarja e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Yiva Johansson, gjatë një vizite në Lituani.


“Ne duhet të tregojmë se nuk ka qasje të lira në territorin e BE-së”, ka deklaruar ajo.

Më shumë se 4,000 emigrantë janë ndaluar nga autoritetet e Lituanisë gjatë këtij viti, në krahasim me 81 më 2020.

Kufiri 679 kilometra i gjatë në mes të Lituanisë dhe Bjellorusisë, është kryesisht pa ndalesa fizike.

Më shumë se dy e treta e emigrantëve janë shtetas të Irakut, të cilët duket se kanë arritur në Minsk, përmes fluturimeve të shpeshta nga Bagdadi.

Bjellorusia ka thënë se është në përgatitje e sipër të më shumë fluturimeve nga dy qytete tjera irakiane./REL

ME TE LEXUARAT