Kundërsulmi, rusët zgjohen nga zhurmat e bombave, vriten 70 “partizanë” ukrainas

Bota

Kundërsulmi, rusët zgjohen nga zhurmat e bombave, vriten 70

Edhe rusët zgjohen tani nën zhurmat e bombave. Një sërë fshatrash në rajonin e Bolgorod, në kufirin me Ukrainën u vunë nën shënjestër të sulmeve të ashpra, me dronë, mortaja e artileri nga ata që Moska i quan sabotatore ukrainas.

Siç bëri të ditur guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov mes fshatrave të goditur ishin ato të Golovçino, Antonovka dhe Kozinka. Sipas tij, ishte qëlluar kundër godinave të banimit dhe ishin hedhur lëndë shpërthyese nga një dron.

Të paktën 12 civilë raportohet të jenë plagosur, ndërsa janë dëmtuar rreth 30 shtëpi dhe 3 automjete. Evakuime janë kryer në 9 qendra të banuara në rajon dhe qytetarëve u është kthyer të mos kthehen ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shumica e popullsisë është evakuuar nga territori. Situata është e tensionuar, vazhdon të jetë e tillë. Nisëm një operacion kundër terrorizmit dhe shumë kufizime janë në fuqi.”

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë thuhet se formacionet nacionaliste janë bllokuar dhe mundur nga forcat ruse dhe se mbi 70 terroristë ukrainas ishin vrarë. Pjesa e mbetur, sipas ministrisë është kthyer mbrapsht në Ukrainë.

Por burime të inteligjencës në Kiev të cituara nga mediat në vend thonë se pas tyre qëndronin dy grupe opozitare paraushtarake ruse, njëri prej të cilëve, i quajtur Legjioni rus i Lirisë, mori përgjegjësinë përmes një prononcimi në Tëiter.

“Ne jemi rusë, ashtu si ju. Jemi njerëz si ju. Duam që fëmijët tanë të rriten në paqe dhe të jenë njerëz të lirë, në mënyrë që të udhëtojnë, të studiojnë dhe të jenë të lumtur ne vendin e tyre.”

Kjo është ofensiva më e madhe ndërkufitare që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë 15 muaj më parë.

Ajo detyroi Moskën të shpallë një operacion kundër terrorizmit në Bolgorod, duke u dhënë autoriteteve fuqi të posaçme për të kufizuar komunikimet dhe ndërveprimet e njerëzve.

 

ME TE LEXUARAT