"LOJA E VDEKJES"! 22-vjeçari përfundon i intubuar pasi provoi sfidën e frikshme
Lajmifundit
/
12 Nëntor 2025, 18:25
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar është intubuar në spital, pak pasi ka tentuar një sfidë ngrënieje, duke kapërcyer hamburger pa e përtypur.
I riu, sipas informacioneve, donte të gëlltiste një hamburger pa e përtypur, si pjesë të sfidës. Pak më vonë, ai u rrëzua, ndërsa rrugët e frymëmarrjes iu mbyllën dhe ai u mbyt. Më pas u dërgua me urgjencë në një spital në Atikë, ku po trajtohet në një gjendje jashtëzakonisht kritike në kujdesin intensiv.
Sfida duket se po përhapet edhe në rrjetet sociale, duke u kthyer në një rrezik të madh.


