Martesat gay edhe për familjet mbretërore, por si do lindë trashgimtari i fronit?

Bota

Martesat gay edhe për familjet mbretërore, por si do lindë

Një alarm është ngritur në Holandë, duke qenë se prej 10 vitesh ka hyrë në fuqi martesa brenda së njëjtës gjini. Kryeministri në detyrë, Mark Rutte ka lejuar martesat brenda gjinisë edhe në familjet mbretërore.

Pra, trashëgimtarja e fronit holandez, Princesha Amalia, e cila mbush 18 vjeç në dhjetor, mund të martohet me një grua. "Është shumë e komplikuar," shpjegoi Rutte. Kushtetuta holandeze thotë se mbreti ose mbretëresha mund të pasohet vetëm nga një "pasardhës i ligjshëm".

Kryeministri tha se ishte thjesht teorike në këtë fazë, por do t'i takonte parlamentit, i cili duhet të japë miratimin për një martesë mbretërore. "Le ta kalojmë atë urë nëse arrijmë tek ajo," tha ai për një TV holandez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithëse kabineti e bën të qartë se martesa e të njëjtit seks është e mundur, ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndodhte me trashëgimtarin, nëse do të kishte fëmijë të lindur nga një martesë mbretërore e të njëjtit seks.

Si fëmija më i madh i mbretit Ëillem-Alexander, e ardhmja e Princeshës Amalia ka qenë nën shqyrtim për faktin se çfarë mund të ndodhë nëse ajo zgjedh të martohet me një partnere të të njëjtit seks.

Libri nuk spekuloi mbi jetën personale të princeshës dhe nuk ka asnjë indikacion për ndonjë martesë në pritje.  Amalia pritet të shkojë në universitet vitin e ardhshëm dhe ajo ka refuzuar të ardhurat mbretërore që i takojnë ndërsa është studente. /oranews

ME TE LEXUARAT