Mbushi 40-vjeç, gorilla Ndume është më e vjetra në Cincinnati

Bota

Mbushi 40-vjeç, gorilla Ndume është më e vjetra në

Njihuni me gorillën më të vjetër në kopshtin zoologjik të Cincinnati. Zyrtarët kanë bërë me dije se bëhen 40 vite të kësaj gorille, e cila ka lindur dhe ka jetuar në kopshtin zoologjik. Mësohet se Ndume mori këtë post në 2018, pasi ngordhi gorilla Koko.

Për këtë ka folur udhëheqësi i ekipit të gorillës së kopshtit zoologjik të Cincinnati Ashley Ashcraft. “Është e vështirë të besohet se ka qenë këtu vetëm pak më shumë se dy vjet. Gorilla mbërriti menjëherë pasi përfunduam habitatin e brendshëm, i cili përfshin zona moderne, fleksibile dhe të specializuara, kështu që është vendosur në një ambient vërtet të mirë. Më e rëndësishmja,është se gorilla ka shumë shokë. Gorillat dhe njerëzit janë të afërm të ngushtë dhe ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, si nevojat e tyre shoqërore. Gorillat dëshirojnë shoqërinë e gorillave të tjera”, tha ai.

Ndume ka jetuar me dy gorilla femra me të cilat shoqërohet shumë mirë.

ME TE LEXUARAT