Ngecin hetimet për vrasjen e Carolinës, Greqia kërkon ndihmë nga Kina

Bota

Ngecin hetimet për vrasjen e Carolinës, Greqia kërkon ndihmë

Hetuesit në Greqi kanë ngecur sërish, në çeshtjen e vrasjes së Caroline Crough nga bashkëshorti i saj. Mediat vendase shkruajnë se oficerët e sigurisë nuk kanë mundur t’i japin përgjigje pyetjes se kur është hequr karta e memories nga kamerat e sigurisë, para apo pas vrasjes.

Sipas raportimit, nëse rezulton se piloti 32-vjeçar e ka hequr kartën para vrasjes së gruas së tij ai do të arrihet në përfundim se e gjithë ngjarja ka qenë e paramenduar. Por, nëse nuk është kështu, pritet që të ndryshojë rrjedha e hetimeve, duke u drejtuar tek përpjekjet e Babis për të fshehur vrasjen e 20-vjeçares.

Ngecin hetimet për vrasjen e Carolinës, Greqia kërkon ndihmë

Mësohet se pikërisht kjo çështje të dërgohet në Kinë, pikërisht në kompaninë ku është prodhuar kamera në fjalë. 20-vjeçarja u vra në maj nga bashkëshorti i saj. Fillimisht ky i fundit e shiti ngjarjen sikur shtëpia u grabit dhe Carolina u vra, por pas 1 muaji hetimi, hetuesit kuptuan se lidhje me vdekjen e saj ka Babis. Ky i fundit nuk vonoi shumë të pranojë krimin./Abcnews

ME TE LEXUARAT