Nuk gjeti vend të lirë në asnjë spital, vdes 73-vjeçari në SHBA

Bota

Nuk gjeti vend të lirë në asnjë spital, vdes

Njihuni me Ray DeMonia, 73-vjeçari në SHBA që vdiq pasi nuk gjeti vend në 43 spitalet që kontaktoi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se viktima vuante nga zemra, por u bë viktimë indirekte e pacientëve me COVID-19 që kishin mbushur spitalet dhe shtretërit e Njësisë së Kujdesit Intensiv.

Familja e tij bëri apel që të gjithë të vaksinoheshin për të parandaluar që të tjerëve tu mohohej kujdesi për shkak të mungesës së vendeve të lira. “Për shkak të COVID 19, stafi i urgjencës i CRMC kontaktoi 43 spitale në 3 shtete në kërkim të një shtrati të Njësisë së Kujdesit Intensiv Kardiak dhe më në fund u vendos në një në Meridian, MS.”

Duke thënë se do të ruajë privatësinë, një zëdhënës i Qendrës Mjekësore Rajonale Cullman nuk dha detaje për rastin e De DeMonia, por konfirmoi se DeMonia ishte “një pacient në kujdesin dhe u transferua në një institucion tjetër”./BW

ME TE LEXUARAT