Nuk ishin dakord që vishej me xhinse, gjyshja dhe xhaxhi dhunon për vdekje mbesën 17-vjeçaren

Bota

Nuk ishin dakord që vishej me xhinse, gjyshja dhe xhaxhi dhunon për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi. Mësohet se një 17-vjecare është dhunuar për vdekje nga familja e saj, pasi vishej me xhinse. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se e mitura u dhënua me shkop nga gjyshi dhe xhaxhallarët e saj, pas një konflikti për mënyrën se si e mitura vishej.

Për mediat foli nëna e vajzës, duke treguar si nisi debate që përfundoi në tragjedi. “Ajo mbajti një agjërim një ditor. Në mbrëmje, ajo veshi një palë xhinse dhe kreu ritualet e saj. Kur gjyshërit kundërshtuan veshjen e saj, Neha u përgjigj se xhinset ishin bërë për t’u veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha ajo.

Ndërkohë, vrasësit e saj kanë përfunduar në burg dhe familjarë të tjerë po merren në pyetje. Babai i Neha, Amarnath Pasëan, i cili punon në Punjab u kthye në shtëpi për t’u marrë me tragjedinë duke u shprehur se kishte punuar shumë për të dërguar fëmijët e tij, përfshirë Nehna, në shkollë.

 E ëma e adoleshentes u shpreh se vajza e saj dëshironte të bëhej police, por tashmë “ëndrrat e saj nuk do të mund të realizohen më kurrë”. Ajo pretendoi se vjehrri i saj i bënte vazhdishimisht presion 17-vjeçares për të lënë studimet.

ME TE LEXUARAT