OKB publikon shifrat e “frikshme”: Para një viti 155 milionë njerëz kanë vuajtur nga uria

Bota

OKB publikon shifrat e “frikshme”: Para një viti 155

Të paktën 155 milionë persona kanë vuajtur urinë një vit më parë, rezultat i konflikteve, dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe moti ekstrem. Raporti u bë publik nga OKB, bën me dije se dy të tretat e njerëzve që janë përballur me këtë krizë janë nga 10 shtete, Afganistan, Jemen, Siri, Sudan, Kongo, Nigeri veriore, Etiopi, Sudan Jugor, Zimbabve dhe Haiti. Sipas raportit të 155 milionë personat përballen me “krizë”, “emergjencë” apo me nivele katastrofike të urisë, çka përbën rritje prej 20 për qind të numrit të personave që janë përballur me diçka të tillë, krahasuar me vitin 2019.

Raporti, që mbulon 55 shtete, po ashtu ka thënë se 133,000 njerëz në Burkina Faso, Sudanin Jugor dhe Jemenin, kanë nevojë urgjente për ushqim, për të parandaluar vdekjet nga uria. Ekonomisti kryesor në Programin Botëror të Ushqimit Arif Husain ka thënë në një konferencë për media në OKB, se konfliktet nxisin më së shumti krizën me ushqim.

 

ME TE LEXUARAT