Paralajmërimi i OBSH: Pandemia nuk ka mbaruar, mund të shfaqen variante të reja

Bota

Paralajmërimi i OBSH: Pandemia nuk ka mbaruar, mund të shfaqen

"Pandemia nuk ka mbaruar aspak dhe me rritjen e jashtëzakonshme të Omicron në nivel global, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja, prandaj monitorimi dhe vlerësimi mbeten kritike," thotë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke paralajmëruar qeveritë që të mos heqin kujdesin e tyre në luftën kundër pandemisë. 

"Covid-19 po qarkullon shumë intensivisht, me shumë njerëz ende të prekshëm. Për shumë vende, javët e ardhshme mbeten shumë kritike për profesionistët dhe sistemet shëndetësore. I bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë më të mirën për të reduktuar rrezikun e infeksionit në mënyrë që të ndihmojnë në uljen e presionit në sistem”, shpjegoi ai. 

Në Francë një rekord absolut i rasteve 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Franca regjistroi 464,769 raste të reja me Covid në 24 orë. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga buletini Santé publique France. Norma e pozitivitetit të testit u rrit në 23.9%. Incidenca është 3,063 infeksione për 100,000 banorë.

Në Izrael 130 mijë infeksione në dy ditë 

Pas dy ditësh 'black out', që i atribuohen vështirësive teknike përballë një sasie të madhe të dhënash, ministria izraelite e shëndetësisë njoftoi sonte se më 16 janar kishte 62,210 infeksione Covid në Izrael dhe 65,259 të tjerë më 17 janar. Më parë, ministria kishte bërë të ditur gjithashtu se numri i të sëmurëve të rëndë tani është rritur në 498: dyfish në krahasim me një javë më parë. Në deklaratat për shtyp, ekspertët parashikojnë se vala e infeksioneve po arrin maksimumin dhe se nga java e ardhshme duhet të fillojë të bjerë.

Në Danimarkë 33 mijë infeksione të reja

Danimarka ka regjistruar një rekord prej 33,493 infeksionesh me Covid në 24 orët e fundit, një shifër e paarritur kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë. Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ISSH, duke nënvizuar se 2 mijë raste janë të personave të infektuar për herë të dytë. Në fund të nëntorit mesatarja ditore ishte rreth 5 mijë infeksione. Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, theksoi në Twitter se numri i lartë i infeksioneve, për shkak të variantit Omicron, nuk reflektohet në shtrime, edhe falë vaksinimit. Për këtë, tha ai, ka arsye për “optimizëm”. Aktualisht janë 810 pacientë me Covid në spitalet daneze, 49 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në përllogaritje ka edhe pacientë të shtruar në spital për arsye të tjera dhe më pas të zbuluar pozitivë për Covid. Në këtë vend me gjashtë milionë banorë, janë regjistruar pothuajse 1.2 milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë dhe 3519 vdekje.

ME TE LEXUARAT