PE hap "thesin", jep 14.2 mld euro asistencë financiare për Ballkanin Perëndimor

Bota

PE hap "thesin", jep 14.2 mld euro asistencë financiare për

I mbledhur në seancë plenare, Parlamenti Evropian debatoi dhe miratoi assistencën financiare të para-anëtarësimit në BE (IPA III) për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2021-2027 (në mbrëmjen e 14 shtatorit 2021.) Parlamenti Europian mbështet 14,2 miliard euro si asistencë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e IPA III. Instrumenti IPA III financon reformat si në vendet kandidate ashtu edhe në vendet potenciale kandidate.

Bëhet fjalë për një mbështetje financiare për zbatimin e axhendës së reformave europiane të vendeve të rajonit dhe përafrimin e tyre me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian. IPA III ka si objektiv kryesor përmirësimin e kapacitetit ekonomik dhe industrial të rajonit për krijimin e vendeve të punës, tranzicionin e gjelbër dhe dixhital në rajon, si dhe nxitjen e procesit të ndërlidhjes midis vendeve të rajonit.


Por ndryshimi që sjell IPA III krahasuar me asistencën e mëparshme financiare është se fondet e Bashkimit Europian nuk do akordohen më në formën e “çekut të bardhë”, por në bazë të përparimit në prioritetet kryesore. Kjo pasi IPA III synon gjithashtu të çlirojë optimizëm për investimet në rajon nga fondet e Bashkimit Europian me një qasje të bazuar në performancë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkë raportuesja Zeljana Zovko ka bërë të ditur, se grupimi i partive popullore europiane ka mbrojtur një kushtëzim të qartë për përfitimin nga fondet europiane. Ky kushtëzim do të bënte të mundur pezullimin e asistencës financiare për një vend kandidat ose potencial kandidat në rast të degradimit në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ky kushtëzim është mbrojtur edhe nga grupime të tjera për të siguruar respektimin e kritereve të Kopenhagenit dhe vlerave themelore europiane. Sipas bashkë raportuesve Zeljana Zovko dhe Tonino Picula, për IPA III, Parlamentin Evropian siguron një roli më të fortë në mekanizmat e programimit dhe qeverisjes së asistencës europiane. Synimi i Parlamentit Europian është përfshirja në miratimin e një sërë objektivash specifike dy herë në vit dhe diskutimi i zbatimit të tij me Komisionin Europian. 

ME TE LEXUARAT