Pëfshihet nga flakët qendra kërkimore e Gardës Revolucionare në Iran, tre të lënduar

Bota

Pëfshihet nga flakët qendra kërkimore e Gardës Revolucionare

Tre persona janë lënduar këtë të dielë si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë rënë në një ndërtesë që i përket Gardës Revolucionare, ushtrisë ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.

“Një zjarr shpërtheu pasdite në një nga qendrat kërkimore të Gardës në perëndim të Teheranit, duke plagosur tre anëtarë të stafit. Të plagosurit u dërguan në spital,” ka thënë një zyrtar për mediat vendase.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT