Tragjedia me emigrantë në Kanalin Anglez, shkon në 31 numri i viktimave

Bota

Tragjedia me emigrantë në Kanalin Anglez, shkon në 31 numri i

Të paktën 31 persona vdiqën të mërkurën (më 24 nëntor) pasi anija e tyre u përmbys duke lundruar për të kaluar kanalin nga Franca për në Mbretëri të Bashkuar, raporton Reuters.

Kanali ujor në mes dy shteteve është ndër pjesët me më së shumti trafik të anijeve si dhe me rryma të forta të ujit.

Anijet e stërmbushura mezi arrijnë të qëndrojnë mbi ujë dhe janë nën mëshirën e valëve duke u munduar të arrijnë bregdetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Franck Dhersin, zëvendës udhëheqës i transportit rajonal si dhe kryetar i qytetit Teteghem në veri të Francës tha se shifra e të vdekurve ka arritur 31 dhe dy persona janë të zhdukur.

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin tha se do të niset drejt bregdetit.

“Emocione të forta përballë tragjedisë dhe vdekjeve të shumëfishta si pasojë e përmbytjes së anijes me emigrantë”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se është i shokuar nga vdekjet.

“Mendimet dhe dhembshuria ime janë me viktimat dhe familjet e tyre… por kjo tragjedi tekson se sa e rrezikshme është të tentohet të kalohet kanali në këtë mënyrë”, tha ai pasi udhëhoqi një mbledhje urgjente të kabinetit.

Para tragjedisë së të mërkurës, 14 persona ishin fundosur këtë vit në tentim për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2020, shtatë persona vdiqën ndërsa dy u zhdukën, si dhe në 2019-tën, katër persona vdiqën në këtë mënyrë.

 

ME TE LEXUARAT