Po kalonte kufirin me 32 kg marijuanë, bie në pranga shqiptari në Greqi

Bota

Po kalonte kufirin me 32 kg marijuanë, bie në pranga shqiptari në

Një shqiptar është kapur në kufirin greko-maqedonas me 32 kg marijuanë. Mësohet se shqiptari 38 vjeç është kapur në Polikastro, Kilkis.

Ai ishte furnizuar me drogë në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Në furgonin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 30 pako qe përmbanin 32 kg 860 gram marijuanë.

Gjithashtu nga policia iu sekuestruan 700 euro dhe 2 celularë.

ME TE LEXUARAT