Punonte si kopshtar, gjendet pa shenja jete 42-vjeçari shqiptar në Itali, dyshimet e para

Bota

Punonte si kopshtar, gjendet pa shenja jete 42-vjeçari shqiptar në

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali.

Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një strukturë private, kujdesej për gjelbërimin, krasitjen e pemëve dhe kopshtit. Por mëngjesin e sotëm është gjetur në tokë i shtrirë pa shenja jete.

Informacionet janë kontradiktore dhe ende nuk dihet nëse shqiptari ra nga pema gjatë krasitjes dhe humbi jetën apo shkak ka qenë ndonjë goditje kardiake që i mori jetën në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe dërgimit në spital, 42-vjeçari kishte ndërruar jetë. Pritet autopsia për të sqaruar shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

ME TE LEXUARAT