Putin në panik/ Humbjet në luftë kanë shkaktuar humbje të medha në Rusi, lideri miraton ligjin që…

Bota

Putin në panik/ Humbjet në luftë kanë shkaktuar humbje

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Rusia ka ulur moshën e personave të cilët mund të rekrutohen e të jenë pjesë e ushtrisë.

Një masë e tillë është marrë pas nevojave për ushtarë, pas nisjes së agresionit në Ukrainë, ndërkohë që vlen të përmendet që masë paraprake ka qenë edhe kërkimi i ushtarëve me pagesë nga Lindja e Mesme.

Agjencia ruse e lajmeve Tass ka bërë me dije se presidenti Vladimir Putin nënshkroi sot në ligj një masë që heq kufirin e sipërm të moshës për rekrutët ushtarakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme në pushtimin e saj tre-mujor të Ukrainës, me dhjetëra mijëra ushtarë të vrarë ose të plagosur, sipas Brookings.

Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi këtë muaj se Rusia kishte humbur rreth një të tretën e forcave të saj tokësore.

Putin shpreson se heqja e kufirit të moshës për rekrutët ushtarakë, i cili kaloi në Duma (parlamenti rus) të mërkurën e kaluar, do të tërheqë veteranët me përvojë përsëri në shërbim dhe do të ndihmojë në zbutjen e humbjeve.

Më parë qytetarëve u ndalohej të regjistroheshin si pjesë e ushtrisë nëse ishin mbi 40 vjeç, ndërsa për të huajt një kufi i tillë ishte 30 vjeç.

Masa të tjera që thuhet se janë në shqyrtim përfshijnë zgjatjen e rekrutimit dhe kohën në të cilën të rekrutuarit e rinj shpenzojnë për trajnime përpara se të dërgohen në vijën e parë të luftës.

ME TE LEXUARAT