Qëlloi me thikë babanë pèr të mbrojtur nënën e tij, shpallet i pafajshëm i riu në Itali

Bota

Qëlloi me thikë babanë pèr të mbrojtur

Alex Pompa, njëzet vjeç më 30 prill 2020, në Collegno (Torino), goditi me thikë të atin  e tij, duke e lënë të vdekur.

Ai e bëri këtë veprim për të mbrojtur nënën e tij gjatë një mosmarrëveshjeje familjare.

Ndërkohë, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata sepse vetëmbrojtja në këto kushte nuk përbën krim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja ndodhi më 30 prill 2020 në shtëpinë e familjes në Collegno. Aleksi ka ndërhyrë në sherr mes prindërve dhe e ka goditur të atin 34 herë me 6 thika të ndryshme kuzhine.

Viktima, Giuseppe Pompa, një punëtor 52-vjeçar, u përshkrua në gjyq si gjakftohtë, agresiv dhe ngacmues.

Familjarët kishin filluar të regjistronin fshehurazi shpërthimet e tij të shpeshta. Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Klaudio Strata, gjithmonë ka mbështetur tezën e vetëmbrojtjes.

Prokurori Alessandro Aghemo kishte kërkuar dënimin me 14 vite burg dhe kishte ftuar gjyqtarët të konsultoheshin me Gjykatën Kushtetuese për një pyetje lidhur me pamundësinë e vlerësimit të mbizotërimit të rrethanave lehtësuese të marrëdhënies familjare.

Sipas magjistratit ishte një vrasje vullnetare e plotë, sepse në atë moment "nuk kishte situatë reale rreziku".

 

ME TE LEXUARAT