Reperi grek vdiq në aksident, habit babai i tij: Unë di të vërtetën se çfarë ndodhi, por nuk flas tani

Bota

Reperi grek vdiq në aksident, habit babai i tij: Unë di të

Babai i reperit grek Mad Clip i cili vdiq në një aksident në Athinë ka marrë vëmendjen e publikut me atë që ka deklaruar në mediat greke.

Dimitris Anastasopulos thotë se e di çfarë ka ndodhur mbrëmjen tragjike ku djali i tij u aksidentua me makinë teksa thuhet se bënte gara shpejtësie. Megjithatë babai i reperit të ndjerë ka thënë se nuk mund të flasë tani për atë që ndodhi natën e aksidentit.

Më tej Dimitris hedh akuza ndaj policisë greke duke thënë se nuk e ka informuar për asgjë në lidhje me hetimet për vdekjen e të birit dhe nëse janë gjetur detaje të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë nuk di asgjë. Nuk jam njoftuar nga policia, edhe pse e kam bërë denoncimin. Nuk kam përgjigje. Unë e kuptoj atë që ndodhi natën e vdekjes, por nuk mund ta them tani. Unë e di atë. Nuk jam i informuar nga Policia Greke për kryqin dhe celularin. Nuk e di pse nuk jam informuar. Dhe paradoksi është se një makinë tashmë e kontrolluar në një kontroll të plotë policor që ishte bërë dhe më ishte siguruar nga oficeri i policisë që ka marrë përsipër çështjen atje, a u gjetën objektet përsëri? ” – tha babai i reperit.

Mad Clip vdiq mbrëmjen e 2 shtatorit në Athinë pasi po kthehej nga dasma e një mikut të tij. Duke ngarë “Porschen” e tij ai po ndiqej nga Policia dhe kaloi 4 semaforë më të kuq ndërkohë teksa po merrte një kthesë doli nga rruga dhe u përplas për vdekje. Disa hodhën pistën e një makine tjetër të përfshirë teksa nga hetimet ka dalë se ka pasur gropa me ujë në rrugë që i kanë shkaktuar ç’ekuilibrimin automjetit. 

ME TE LEXUARAT